|

kreu
Uji, Pyjet, Preritë, Mjediset Shkëmbore, Gjeologjia, Flora, Fauna, Malet, Ekoetika |
Natyra
Uji
Jeta e shumë kafshëve varet nga uji. Habitate të caktuara bimore me një rëndësi të madhe janë të lidhura ngushtë me ujin. Përveç zonave karstike të larta malore (Circhi delle Vette, Piani Eterni, Van de Zità), ku përrenj të rrallë zhduken menjëherë në të çarat e nëntokës, rrymat e ujërave të Parkut rrjedhin në një rrjet kompleks luginash dhe deltash, duke pasur shpesh karakteristikat e përroskave të ngushta. Ka shumë burime që dalin në sipërfaqe në pyje, rrethuar nga grumbuj të dukshëm myshku. Shpesh mund të ndeshësh ujëvara shkumëzuese dhe gropësira spektakolare. Dhe për më tepër, livadhet moçalore të pranishme në disa zona të Parkut janë mjaft të njohura: Conca dei Laghetti pranë Erera, Pian de Palùi në Val Pramper dhe Conca di Palughèt në Pyllin Caiada, për të përmendur vetëm disa. Këto zona të lagështa janë tepër të rralla në territorin e Parkut dhe meritojnë një kujdes dhe mbrojtje të veçantë.
|
|