|

kreu
Uji, Pyjet, Preritë, Mjediset Shkëmbore, Gjeologjia, Flora, Fauna, Malet, Ekoetika



|
Natyra
Ekoetika
Komentet e mëposhtme janë ndoshta të panevojshme për ata persona që kanë lindur në këtë rajon mahnitës ose kanë ardhur këtu të tërhequr nga bukuria e Dolomiteve, duke kërkuar mjediset natyrore që duan të vizitojnë, nga më i njohuri te ata të panjohurit, duke përjetuar dhe admiruar peisazhet e mrekullueshme ose duke përjetuar magjinë e historisë dhe traditave të vendit. Përkujdesi, në krahasim me shkatërrimin, është shenja e parë e një mënyre të respektueshme afrimi me natyrën dhe kulturën: ne besojmë se çdo person do të sillet si një mik i shquar në një nga "elitat" e planetit Tokë. Askush nuk do të lërë ose hedhë mbeturina, këpusë lule ose shqetësojë kafshët, as edhe me praninë e tyre shqetësuese ose të zhurmshme. Kërpudhat, frutat, mineralet dhe zbulimet arkeologjike do të trajtohen me respektin e duhur. E kështu edhe më tej, me sjelljet e tjera të domosdoshme për të jetuar në harmoni me njerëzit e tjerë dhe me natyrën. Vishuni me rroba të thjeshta për në fshat që mund t'i bëni pis ose t'i gërrisni pa ju ardhur keq dhe rroba të rehatshme, duke u njehsuar me ambientin rrethues, për të pasur më shumë mundësi t'i afroheni më afër kafshëve të vogla e të mëdha; do të jetë e mjaftueshme të ecni me qetësi, të flisni me zë të ulët, dhe zogjtë nuk do të ndalojnë këngën kur ju të kaloni. Dhe... ju lutemi, harrojeni nxitimin e qytetit; ndaloni shpesh për të parë përreth, sepse ajo që në pamje të parë mund të duket si një "gur i zakonshëm", mund të jetë një grup kristalesh të shndritshme plot shkëlqim me forma perfekte; ajo që në fillim mund të duket se nuk është asgjë më shumë se një degë, mund të jetë një insekt i bukur. Ndaloni dhe pushoni në zonat e izoluara, në anët e fushave, dhe jeta në pyll do të gjallërohet shumë shpejt sikur ju të mos ishit atje. Uluni pa zhurmë para tablosë së malit, fortesës ushtarake, kishës së vogël mesjetare, rrënojave romake, pallateve veneciane ose rrënojave të ndërtesave bujqësore të kohëve të mëvonshme, dhe do të filloni të ndjeni historinë dhe traditat e këtyre vendeve. Beteja të njerëzve dhe shenjtorëve, misteri i Om Salvarech, puna në fusha dhe në male, ujërat e pastra që rrjedhin me butësi... ndërsa ju shikoni, mijëra dhe mijëra vite histori do të shpalosen para syve tuaj. Kur të ktheheni në shtëpi, kënaqësia më e madhe do të jetë të shpërndani përvojën tuaj duke treguar historinë tuaj dhe duke iu treguar fotografitë tuaja njerëzve që duan t'i vizitojnë këto vende dhe t'i shikojnë po ashtu si i latë ju: të padëmtuara dhe të bukura. Ju mund të kontribuoni gjithashtu në mbrojtjen e vendeve që vizitoni. Nëse, gjatë shëtitjes përmes pyjeve dhe fushave, gjatë një kreshte mali ose nëpër shtigje, shikoni shkelje të rregullave ose ndotje, ju lutemi kontaktoni Autoritetin e Parkut. Në këtë mënyrë, ekskursionet tuaja do të përfaqësojnë edhe një aktivitet të vazhdueshëm monitorimi të gjendjes së shëndetit të ambienteve natyrore dhe kulturore të një prej parqeve më të bukur në Itali: Dolomiti Bellunesi.
Shijojeni vizitën tuaj!
|








|