|

kreu
Uji, Pyjet, Preritë, Mjediset Shkëmbore, Gjeologjia, Flora, Fauna, Malet, Ekoetika |
Natyra
Fauna
Dolomiti Bellunesi karakterizohen nga një larmi e madhe mjedisesh duke i dhënë mundësi shumë specieve shtazore të gjejnë kushte të përshtatshme për të jetuar dhe riprodhuar. Ka 114 specie zogjsh që ngrenë foletë e tyre në Park, 20 specie amfibësh dhe zvarranikësh. Ka mbi 3,000 dhi të egra dhe mbi 2,000 kaproj. Ka gati 100 specie fluturash diurnale dhe rreth 50 specie zhuzhakësh. Ka gjithashtu disa specie të veçanta të rëndësishme endemike (d.m.th. specie që jetojnë vetëm këtu dhe në asnjë pjesë tjetër të botës) midis insekteve që jetojnë në gropat karstike. Bukuria më e madhe e kafshëve malore varet nga kapaciteti i tyre për të jetuar në kushte të vështira, shpesh ekstreme. Ato mund ta përballojnë të ftohtin e egër dimëror, mungesën e ushqimit, erën fshikulluese dhe rrezatimet e forta diellore falë strategjive të admirueshme të përshtatjes. Për këtë arsye, pas një vëzhgimi të kujdesshëm, çdo habitat na zbulon një pasuri të madhe të formave të kafshëve, që është shpesh e padukshme për ata që nuk kanë një qasje me durim dhe respekt ndaj natyrës.
|
|