|

kreu
Autoriteti i Parkut, Pa Fosile, Rigjenerimi i Kullotave Malore,
|
Parku
Pa Fosile
projekti "ZONA E DEMONSTRIMIT "PA FOSILE" E PARCO NAZIONALE DOLOMITI BELLUNESI prezantimi
1. Zonat e mbrojtura për një sistem të qëndrueshëm energjie
Projekti "Zona e Demonstrimit Pa-Fosile e Parco Nazionale Dolomiti Bellunesi" është frymëzuar nga ideja e një zone të mbrojtur që, përveç përmbushjes së misionit të saj të ruajtjes së natyrës, kërkimit shkencor dhe edukimit mjedisor, mund dhe duhet të përfaqësojë një "punishte të vërtetë të zhvillimit të qëndrueshëm" duke zbatuar projekte pilote të teknologjive alternative: · prodhimit dhe përdorimit të energjisë · menaxhimit të ciklit të mbeturinave, · trajtimit të ujit të mbetur, · lëvizjes, për të paraqitur një sfidë dhe disa propozime për territoret jashtë kufijve të saj, duke modeluar dhe nxitur një mënyrë të re të menaxhimit të burimeve natyrore dhe duke vlerësuar të drejtat e brezave të ardhshëm dhe vendeve jugore të botës.
Ky projekt "solarizimi" i Parco Nazionale Dolomiti Bellunesi synon nxitjen e një shtrirje të gjerë lidhur kryesisht me: · teknologjitë moderne për përdorimin e energjisë që buron nga druri (ashkla druri, copa druri dhe dru zjarri) përmes procesit të djegies të gazifikimit, · benzinën bimore për ngrohje, mikro-kogjenerimin dhe burimet alternative të motorëve me naftë, · energjinë diellore fotovoltaike dhe termale · energjinë mikro-hidroelektrike, në zonat brenda Parkut si dhe në zonat e banuara të kufizuara përgjatë perimetrit të tij, me perspektivën e transformimit të tij në një zonë krejtësisht "të lirë" demonstrimi (të paktën si një qëllim afatmesëm, duke marrë parasysh sidomos vështirësinë e zëvendësimit të karburanteve konvencionale për transportin) nga burimet fosile të energjisë; me fjalë të tjera, një zonë që nuk kontribuon në ndryshimin e klimës globale nëpërmjet lëshimit të gazeve të efektit serë.
Megjithëse mundësia e zëvendësimit të energjisë fosile në një zonë të mbrojtur karakterizuar nga një prani e kufizuar njerëzore si në Parco Nazionale Dolomiti Bellunesi është, si e tillë, e kufizuar nga pikëpamja sasiore, komunikimi i gjerë dhe ndikimi pedagogjik i një "fokusi qendror" të tillë për zgjidhje alternative që synojnë përmbushjen e nevojave për energji termale, elektrike dhe për transportin sigurohet nga numri i madh i alpinistëve dhe ekskursionistëve, turistëve dhe grupeve të studentëve që vizitojnë çdo vit Parkun.
Një sektor i Parkut ku projektet pilote për energjitë alternative zënë një rëndësi të veçantë është Valle del Mis. Lugina është shkëputur nga rrjeti elektrik Enel pas përmbytjes së vitit 1966, një ngjarje që shkaktoi një proces braktisjeje të gjatë dhjetëvjeçar. Sot, lugina përfaqëson një nga portat më të rëndësishme për në Park, dhe vendin më të rëndësishëm të turizmit masiv. Për të mbështetur zhvillimin e saj në mënyrën e duhur, administratat lokale dëshirojnë të risjellin elektricitetin në luginë. Projekti i propozuar i elektrifikimit alternativ synon plotësimin e nevojës legjitime të luginës për energji elektrike në varësi të infrastrukturave turistike të planifikuara, duke përdorur burime të riciklueshme të energjisë, veçanërisht energjinë mikro-hidraulike dhe atë fotovoltaike. Në tërësinë e tij, ky propozim për një strategji elektrifikimi alternativ do të japë mundësinë për të krijuar në Valle del Mis një "vitrinë teknologjike" të vërtetë të mundësive që ofrojnë burimet e riciklueshme të energjisë, ndoshta e vetmja në Itali për larminë e zgjidhjeve të planifikuara të paraqitura, si dhe për përqendrimin e tyre në hapësinë. Falë vlerave të mëdha novatore dhe demonstrative, kjo "vitrinë" është shndërruar në një vend tërheqës për turistët, si dhe objekti i vizitave me qëllime teknike.
2. Rishikimi i masave të propozuara për një Park pa-fosile
1. Projekti i "Solarizimit" (me energji fotovoltaike, mikro-hidraulike dhe mikro-gjenerimi me bio-naftë) i infrastrukturave malore, me synim eliminimin sa më të madh të ndikimit të mjedisit dhe të zhurmës së gjeneratorëve eletrikë konvencionalë, përdorimi i të cilëve është kontradiktor në kontekstin e ndjeshmërisë së lartë ekologjike: · shtëpizat malore brenda territorit të Parkut, duke kontribuar kështu për ta bërë të qëndrueshme lëvizjen e turistëve; · kullotat malore që janë akoma aktive, duke kontribuar - falë përmirësimit të qëndrueshëm të jetës malore dhe kushteve të punës që mundësojnë këto komplekse - për të zhbërë procesin e braktisjes të këtyre sektorëve kryesorë të territorit malor duke ruajtur vlera të çmuara historike dhe antropologjike. 2. Plani i komplekseve demonstrative dhe promocionale që punojnë me energji diellore fotovoltaike dhe termale dhe ngrohje të biomasës pyjore të lartësive të ulta, veçanërisht në lidhje me lëvizjen e turistëve dhe vizitorëve, për të maksimalizuar komunikimin dhe ndikimin demonstrativ të zgjidhjeve të tilla alternative: qendrat e vizitorëve, shtëpitë e pritjes dhe motelet, muzetë, stacionet pyjore, zyrat qendrore të Autoritetit të Parkut. 3. Projekti i elektrifikimit alternativ i Valle del Mis: · elektrifikimi fotovoltaik dhe mikro-hidroelektrik për komplekset në infrastrukturën turistike (zona kampigu, shtëpi njëkatëshe, objekte shplodhjeje) dhe në qytetet tradicionale rurale; · komplekse rrugore me furnizim fotovoltaik (ndriçimi i tuneleve rrugore, sinjale trafiku, sisteme telemenaxhimi të vendeve të parkimit në luginë) dhe komplekse të tjera që demonstrojnë mundësitë e ofruara nga teknologjia fotovoltaike: varka elektrike pa asnjë ndikim në mjedis për udhëtimet në liqen, llamba rrugësh fotovoltaike, rrjeti radiotelefonik rural, sisteme të automatizuar me rreze ultravjollcë për pastrimin e ujit. 4. Plani i nxitjes së "solarizimit" për shtëpitë e familjeve që jetojnë brenda perimetrit të Parkut, përmes përdorimit të kaldajave të gazifikimit të biomasës, kolektorëve solarë termalë, rrjetit fotovoltaik të çative. 5. Plani i hyrjes dhe lëvizjes së qëndrueshme për territorin e Parkut, bazuar në sistemet e kufizimeve sezonale të trafikut privat në zonat më kritike të hyrjes dhe mbi përdorimin e autobuzëve lokalë me bio-naftë ose atyre hibridë (elektrik dhe bio-naftë) dhe të makinave e motoçikletave elektrike të furnizuara nga qendrat fotovoltaike për të garantuar lëvizjen individuale. |
|