
kreu
Hyrje në Park, Qendrat e Vizitorëve, Ku Mund të Hani, Ku Mund të Flini, Produktet Lokale, Informacione të Dobishme, Parashikimi i Motit, | Na vizitoni Produktet Lokale: Shijet e Parkut Një Territor Cilësor Territori i Parco Nazionale Dolomiti Bellunesi nuk përbëhet vetëm nga male, përrenj, pyje, bimë dhe kafshë unike, por edhe nga produkte bujqësore lokale, që sot kërcënohen nga industrializimi dhe globalizimi i bujqësisë dhe industrisë ushqimore, i artizanateve tradicionale, që ruhen nga pak njerëz të moshuar, dhe i strukturave cilësore turistike. Në veçanti, produktet bujqësore dhe ushqimore përfaqësojnë një kombinim perfekt midis njeriut dhe natyrës: në Park ka mjaft produkte që vlerësohen për një traditë të gjatë dhe që i shndërrojnë tiparet mjedisore të këtyre maleve në shije unike. Ne ju sugjerojmë një "katalog" të vogël të atyre më të rëndësishmeve.
Shije Unike
Gastronomia tradicionale lokale është e lidhur me mbarështimin në formë të egër dhe gjysëm të egër të gjedhit (por edhe të deleve dhe dhive), aktiviteti ekonomik kryesor deri në periudhën pas luftës së dytë botërore. Djathi, mishi dhe sallamet janë produktet mbizotëruese ndër "shijet e Parkut". Fatkeqësisht, prodhuesit e djathit të kullotave malore janë gjithmonë e më të paktë, por Parku, me investime të konsiderueshme, ka rigjeneruar pesë kullota malore, duke rifilluar me produktet e qumështit të kullotave malore. Ka mjaft prodhues të mjaltit të përsosur malor, ndërsa fermerët e vjetër, së bashku me disa dashamirës të rinj të natyrës, kultivojnë bishtajore (si fasulet e famshme Lamon), varietete të hershme të mollëve, elb Agordo, tepë, arra dhe gështenja të Feltre.
|
|