PARKU EKSKURSIONET NATYRA NJERËZIT NA VIZITONI

Logo e Parco Nazionale Dolomiti Bellunesi

kreu

 

Rrugët Natyrore
Rrugët Tematike
Hyrjet Natyralistike

Ekskursionet » Rrugët Natyrore

Val Falcina

Val FalcinaVendndodhja: pranë Pian della Falcina, përgjatë Valle del Mis.

Hyrja: rruga SS 203 (Agordina) me drejtim lart për në Mas, më pas ndiqni tabelat për në Valle del Mis dhe parkoni makinën tuaj në Pian della Falcina.

Lartësia: min. 420 m, maks. 660 m.

Gjatësia e rrugës: 4 kilometra.

Koha e ecjes në këmbë: 2 orë

Vështirësia: e lehtë.

Periudha: nga marsi në nëntor.

Mbështetje edukative: përgjatë rrugës ka 7 tabela informuese, që ilustrojnë tiparet kryesore gjeologjike, të florës dhe faunës së zonës.

Vendosur në krahun e djathtë orografik të përroit Mis, Val Falcina mbyllet në jugperëndim nga muret dolomite të Malit Pizzocco dhe përfundon në liqenin artificial Mis. Një rrugë e lehtë rrethore ju jep mundësinë të zbuloni mjediset e egra që paraqesin një interes të lartë natyralistik edhe për ekskursionistët jo ekspertë. Tabelat informuese të vendosura përgjatë rrugës sigurojnë informacion gjeologjik, botanik dhe të faunës, duke e shndërruar shëtitjen tuaj në një mundësi për të përmirësuar njohuritë tuaja mbi Parkun.
Val Falcina është një luginë lumore në formë V-je, e futur thellë në Dolimite Kryesore, dhe zhvillimi i saj gjeomorfologjik është ndikuar nga prania e një fronti të rëndësishëm shembjeje. Për tiparet e tij floristike dhe të bimësisë, itinerari mund të vlerësohet si përfaqësues i peisazhit bimor të lartësisë së mesme të sektorit lindor të Parkut. Zona është e rëndësishme për praninë e specieve bimore të karakterizuara nga një shpërndarje lindore (Pisha Austriake, Knautia ressmannii, Lulekambana, Qumështore Kerner, etj.). Nëse do të jeni të kujdesshëm, mund të dëgjoni ose shikoni shumë trumcakë dhe specie të tjera interesante, si Shqiponja e Malit dhe Qukapiku i Zi. Prania e liqenit ju jep mundësinë të vështroni amfibët, Gjarpërin e Ujit dhe, te zogjtë, Rosën e Egër (që kalon dimrin përreth liqenit), dhe Bishtlatundësin e Malit.

 

 

 

 

 

 

Val Falcina
Val di Canzoi

E Drejta e Autorit © Parco Nazionale Dolomiti Bellunesi - info@dolomitipark.it - tel. 0439 3328 - faks 0439 332 999 - Mirënjohje